Sport
Ibrahimovic rikthehet të Suedia, merr ftesë për ndeshjet e marsit
Demokracia
09:50 | 16 Mars 2021

Share:

Zlatan Ibrahimovic pritet të rikthehet te kombëtarja e Suedisë aty ku mungon tash e pesë vjet. Ky hap hidhet pas bisedave të vazhdueshme me trajnerin Janne Andersson.

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Milanit ka marrë ftesën paraprake nga Federata Suedeze e Futbollit për ndeshjet e marsit, të vlefshme për t’u kualifikuar në Kupën e Botës (“Katar 2022”).

Lista zyrtare do të publikohet së shpejti nga Janne Andersson. Nëse në nivelin fizik vijnë përgjigje të mira, bomberi i datëlindjes 1981 mund të bashkohet me grupin. Nëse ai do të jetë në dispozicion të Milanit për ndeshjen kundër Manchester United, ndoshta do të udhëtojë në Suedi për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, plus miqësoren me Estoninë.

Prania e fundit në ekipin kombëtar e Ibrahimovic daton më 22 qershor 2016, në Kampionatin Europian të zhvilluar në Francë, në ndeshjen kundër Belgjikës. /Demokracia.com

Të ngjashme