Lille vazhdon me rezultate jo të mira në kampionatin francez.
Skuadra në të cilën luan futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova është mposhtur sonte nga Monaco me rezultat 1:2, shkruan Demokracia.com.
Ylli dardan takimin e nisi nga bankina, ndërsa u fut në fushë në minutën e 56-të. Për aq minuta sa pati në dispozicion Zhegrova pati disa depërtime por pa mundur të shpërthejë që ta ndihmojë skuadrën për të marrë rezultat pozitiv.
Lille është i 10-të në tabelë me 51 pikë pa gjasa për të siguruar një vend që dërgon në garat ndërkombëtare. /Demokracia.com