Sport
Portieri i Wolvesit pësoi lëndim të rëndë, trajneri flet për gjendjen e tij
Demokracia
09:30 | 16 Mars 2021

Share:

Portieri i Wolvesit, Rui Patricio mbrëmë në përballje me Liverpoolin ka pësuar një lëndim të rëndë ku për 13 minuta mbeti i shtrirë për t’iu dhënë ndihma e parë, transmeton Demokracia.com.

Ai u goditë në kokë nga bashkëlojtari i tij, derisa mjekët u desh t’i vendosin në gojë maskën e oksigjenit. Pamjet e para ishin të frikshme, megjithatë pas ndeshjes trajneri i Wolvesit, Nuno Santos ka dhënë lajme të mira.

“Ai po flet, ai mban mend. Ai është mirë. Çdo gjë është mirë”, u shpreh Santo në prononcimin pas ndeshjes.

Për shkak të lëndimit të Rui Patricios, ndeshja shkoi deri në minutën e 106-të. /Demokracia.com

Të ngjashme