Lajme
Fotot e fundit që çifti polakë ka publikuar, para vdekjes tragjike në Shkodër
Demokracia
19:48 | 06 Maj 2022

Share:

Në foton e mësipërme janë dy turistët polakë, Waldemar Makowski dhe Marta Makowska, që u ndanë sot tragjikisht nga jeta në qytetin e Shkodrës.

Udhëtimi i tyre përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme pasi vdiqën në një aksident tragjik.

Pasi kishin vizituar disa qytetet të Shqipërisë, çifti bashkëshortor po udhëtonin me motorin e tyre drejt Shkodrës me destinacion alpet e veriut por pësuan një aksident të rëndë në kufirin që ndan Shkodrën me Lezhën.

Ata u përplasen me  një automjet tip Golf 5 që drejtohej nga një 27-vjeçar nga Puka, shkruan gazeta shqip. Goditja ishte fatale për çiftin polak, duke gjetur vdekjen në vend, ndërsa pamjet tregojnë se përplasja ka qenë aq e fortë sa pjesët e motorit janë shpërndarë në të gjithë rrugën.

FOTOT e fundit që çifti i polakëve ka publikuar, para vdekjes

FOTOT e fundit që çifti i polakëve ka publikuar, para vdekjes

Të ngjashme