Lajme
Gjakovë: Shpërndanë material propagandues me citate kuranore në tyrben ”Pulë”, arrestohen dy persona
Demokracia
18:46 | 06 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Dy persona të dyshuar kanë shpërndarë material propagandues me citate kuranore në tyrben “Pulë” në fshatin Babaj Bokes të Gjakovës.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Sot me date 06.05.2022  gjatë një manifestimi tradicional në tyrben ”Pulë” ne fsh.  Babaj Bokes,  ku prezent kanë qenë mijëra të pranishëm janë hasur dy te dyshuar të cilët ishin duke shpërndarë material propagandues me citate kuranore , duke shfaqur mos pajtim me festën e cila ishte duke u zhvilluar”, tha Gjurkaj.

Ai tha më tej se personat e dyshuar janë ndalura për 48 orë.

Personat e dyshuar janë shoqëruar  në stacion policor – Gjakovë, janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës, dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar në dhomat e ndaljes për 48 orë./Demokracia.com/

Të ngjashme