Daut Haradinaj ka kujtuar 25 vjetorin e vdekjes së vëllait Luan Haradinaj, atdhetarin Smajl Haradinaj dhe ditëlindjen e Skënderbeut.
Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se pranverat në trojet e Kosovës çelin në liri, përcjell Demokracia.com.
“Në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan, nderuam sot dëshmorin e kombit, Luan Haradinaj. Bashkë me përkujtimin për Luanin, kujtojmë dhe veprën e atdhetarit të madh, Smajl Haradinaj. Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e heroit tonë të madh gjithëkombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan, nderuam sot dëshmorin e kombit, Luan Haradinaj.
Bashkë me përkujtimin për Luanin, kujtojmë dhe veprën e atdhetarit të madh, Smajl Haradinaj.
Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e heroit tonë të madh gjithëkombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Pranverat në trojet tona çelin në liri, sepse ishin ata që të jemi ne sot.
Lavdi dëshmorëve të kombit!/Demorkacia.com/