Java e 34-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll po pritet me kërshëri.
Tashmë shumë gjëra janë sqaruar dhe opinioni e ka të qartë emrin e kampionit dhe të skuadrave që do të dalin në Evropë, por dilema ka mbetur të lufta për mbijetesë, saktësisht barazhit, shkruan Demokracia.com.
Vëmendja do të jetë në Malishevë ku ndeshën Malisheva e Drenica. Ky takim shumë i nxehtë në ndarjen e drejtësisë i është besuar gjyqtarit Besfort Kasumi. Një takim joshës është edhe ai ndërmjet Dritës e Dukagjinit ku drejtësinë këtu do ta ndajë Genc Nuza.
Më poshtë gjeni delegimet e plota të gjyqtarëve: