Nëse bëni pjesë tek fëmijët e viteve ’90-të me siguri e mbani mend bebin 3D që kërcen thuajse lakuriq, duke u bërë një prej fenomeneve të para virale të internetit. I quajtur “Dancing Baby”, fillimisht nisi të përhapej nëpër email-e dhe më pas të shfaqej në shfaqje të ndryshme televizive në SHBA.
Për vite me radhë, bebi që kërcen është bërë simboli i nostalgjisë për internetin e viteve ’90-të. Për t’ju bërë të ndiheni edhe më të vjetër, po ju themi se bebi që sapo patë do të ishte plot 26 vjeç sot!
“Dancing Baby” sot vjen në një version edhe më real se origjinali, me ngjyra, tonalitete dhe cilësi shumë më të lartë imazhi. Bebi me shumë koka për shembull, përfaqëson të qarat e një fëmije në mes të kaosit të kohërave moderne.