Lajme
Asnjë fjalë për skandalin| Ambasadori Berishaj në konferenca e takime me zyrtarë kroatë
Demokracia
13:36 | 06 Maj 2022

Share:

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po i vazhdon takimet e po merr pjesë në konferenca, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ani pse mediat sllovene raportuan për përfshirjen e tij në një skandal të madh financiar atje.

Në faqen zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Kroaci thuhet se Berishaj është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Goran Grliq Radman.

“Takim miqësor i ministrit te Punëve të Jashtme të Kroacisë z. Goran Grliq Radman me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, Dr. Martin Berishaj.  Në takim u bisedua për mbështetjen pa rezervë të shtetit kroat në rrugën dhe iniciativat që i merr Kosova si shtet në rrugën e integrimeve evropiane dhe evroatlantike. Takimi u bë në prag të Konferencës të cilën e ka organizuar Qeveria kroate me temë: “ Konferenca për të ardhmen e Evropës dhe kontributi i Kroacisë””, thuhet në njoftimin e ambasadës, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Takim miqësor i ministrit te Punëve të Jashtme të Kroacisë z. Goran Grliq Radman me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, Dr. Martin Berishaj.

Në takim u bisedua për mbështetjen pa rezervë të shtetit kroat në rrugën dhe iniciativat që i merr Kosova si shtet në rrugën e integrimeve evropiane dhe evroatlantike. Takimi u bë në prag të Konferencës të cilën e ka organizuar Qeveria kroate me temë: “ Konferenca për të ardhmen e Evropës dhe kontributi i Kroacisë”.

Folës i rastit ishte kryeministri kroat Andrija Plenkoviq, Dubravka Shuica, zëvëndëskryetare e Komisionit Evropian, kurse panelist ishin: ministri Goran Grliq Radman, Domagoj Hajdukoviq kryetar i konisionit për çështje evropiane në parlamentin kroat, Sunçana Glavak, eurodeputete dhe Caterina Rende Dominis./Demokracia.com/

Të ngjashme