Liverpool pas dy humbjeve radhazi në Premierligë, sonte ka arritur të shënojë një fitore me shumë vuajtje përballë Wolvesit, shkruan Demokracia.com.
Skuadra e Jurgen Klopp ka triumfuar me rezultat 0:1, me golin e shënuar nga Diogo Jota i cili edhe doli të jetë hero i kësaj ndeshjeje.
Kampioni në fuqi i Anglisë që çuditërisht këtë vit po lufton për zonën Champions, pas këtyre tri pikëve është në vendin e gjashtë me 46 pikë, plot 25 sosh më pak sesa Manchester City që është në vendin e parë. /Demokracia.com