Feim Kelmendi, drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, ka reaguar me sharje kundër hulumtimit të Gazetës Insajderi.
“Oo juve ju rehatofte hoxha n’tabut! Po cfare lesh rehatie m’ka ba more juve jua rehatofsha tezet”, ka shkruar Kelmendi në një koment të cilin më pas e ka fshirë.
Insajderi kishte raportuar dje sesi në mënyrë të jashtëligjshme janë duke e ushtruar funksionin si Ushtrues Detyre disa nga drejtorët e Telekomit të Kosovës, duke përfshirë edhe Feim Kelmendin.
Ky i fundit vazhdon ta ushtrojë mandatin si U.D zyrtar i Financave dhe Thesarit në Telekom, pa mandat ligjor.
I njëjti shihet të jetë militant i Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe e rehatoi në këtë pozitë 11 muaj më parë.
