Analisti, Baton Haxhiu e konsideron darkën e Kurtit me Vuçiq në prani të Lajçak si “tradhti” nëse kryeministri i Kosovës do të gjykonte veten.
“Ai do ta quante veten tradhtar për arsye se ka thënë që nuk ka dialog pa kthimin e trupave të të zhdukurve dhe pa pagimin e dëmeve të luftës”, tha Haxhiu.
Ndërsa në gjykimin e tij, Haxhiu thotë se Kurti nuk është tradhtar se po negocion në një proces normal dhe përfaqëson legjitimitetin e popullit të Kosovës.
Ai shtoi se Vetëvendosje ka krijuar një diskutim primitiv me ligjërimin politik që ka ndjekur ndër vite.