Një tifozi i buzëqeshi fati, teksa parashikoi triumfin e Realit të Madridit në minutat e fundit ndaj Manchester Cityt dhe me 1 mijë dollarë, arriti të fitonte plot 45 mijë dollarë.
Sipas “Caesars Sportsbook”, një person me fat vendosi bast pak minuta para fundit për fitoren e Real Madridit brenda kohës së rregullores vetëm 15 sekonda përpara se Rodrigo të barazonte rezultatet nga pasimi i Benzemas.
Ndërkohë që goli i dytë i brazilianit, i dhuroi plot 45 mijë dollar tifozit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. /Demokracia.com