Lajme
Drejtuesit e LDK-së postojnë një fotografi me Përparim Ramën pas lajmeve për ftohjen e raporteve
Demokracia
19:03 | 05 Maj 2022

Share:

Drejtues të Lidhjes Demokratikë të Kosovës, kanë postuar një fotografi me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama pas lajmeve se ky i fundit i ka prishur punët me partinë që e bëri kryetar.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënkryetari Kujtim Shala, anëtarë të tjerë të kryesisë e drejtorë komunal të kësaj partie kanë postuar një fotografi duke buzëqeshur, përmes së cilës kanë dashur të përcjellin mesazhin se marrëdhëniet e tyre janë në rregull.

“Ditë me diell, sot – për Prishtinën e Kosovën”, ka shkruar përbri fotografisë së publikuar në njërën nga lokalet e kryeqytetit, përcjell Demokracia.com.

Në media është raportuar se Përparim Rama ka refuzuar të marrë pjesë në Konventën e LDK-së, që u mbajt javën e kaluar. /Demokracia.com/

Të ngjashme