Lajme
“Dhjetë deputetë në Ukrainë janë zhdukur”| Talat Xhaferi: Qetësia e Zelenskyt të bën përshtypje
Demokracia
18:08 | 05 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka qëndruar për vizitë në Ukrainë ku është pritur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Xhaferi në një intervistë thotë se 10 deputet ukrainas nuk dihet se ku janë.

“Çdo vend ka planet e funksionimit të institucioneve gjatë situatave emergjente. Parlamenti funksiononte në mënyrën e duhur. 10 deputet nga zona lindore nuk dihet ku janë, supozimi i tyre është që kanë braktis vendin në mbështetje të rusëve”, tha Xhaferi

Ai tregoi edhe për gjendjen emocionale të Volodymyr Zelensky.

“Në një situatë të tillë me humbjet e njerëzve dhe infastrukturës, qetësia dhe stabilititeti emocional i tij është ajo që të bënë përshtypje. Në krye të detyrës ishte duke bërë të gjitha veprimet e tij edhe pse nuk ka njerëz që nuk ka emocione”, tha Xhaferi më tutje.

“Ajo që ishte më e rëndësishme ishte që po përgatiteshin për planifikimet dhe vlerësimet për secilën zonë për rimëkëmbjen e vendit pas luftës. Të gjitha këto bëheshin krah planifikimeve për luftën”, tha më tej ai.

Të ngjashme