Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të vazhdojë që vendi të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të izoluar shiu, përcjell Demokracia.com.
“Kjo situatë e krijuar barike mund të sjellë edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona, kryesisht përreth zonave të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 – 23 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Sipas IHMK-së do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s./Demokracia.com/