Lajme
Lopët sulmojnë fermerët në Gjermani, policia i vret dy prej tyre
Demokracia
13:22 | 05 Maj 2022

Share:

Gjashtë lopë që u larguan nga një kamion transportues mbajtën policinë e Muhldorfit në këmbë të enjten. Ato sulmuan dy fermerë dhe më pas policia u desh të qëllonte dy prej tyre, shkruan Bild.

Lopët u larguan nga kamioni gjatë shkarkimit, ndërsa dy fermerët po përpiqeshin t’i zbusnin ato.

Lopët u treguan agresive duke sulmuar fermerët. Dy prej tyre u qëlluan nga policia, dy të tjera u kapën dhe dy janë ende në kërkim.

Në kërkim të tyre, po përdoren edhe dronët.

Si masë paraprake, linja hekurudhore midis Muhldorfit dhe Landshut u mbyll përkohësisht.

Policia e Muhldorfit ka nisur ndjekjen e kafshëve me disa vetura patrullimi dhe mbështetjen e policisë federale.

Të ngjashme