Sport
Agim Ademi sërish para drejtësisë, i caktohet data për fillimin e rigjykimit!
Demokracia
20:07 | 15 Mars 2021

Share:

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi do të rikthehet edhe njëherë tjetër në sallat e gjyqit për t’u përballur me drejtësinë. I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit në vend do të paraqitet para trupit gjykues më 24 mars për shkak të veprës penale detyrimi në tentative.

Agim Ademi dhe Muharrem Rama, akuzohen se duke ushtruar ndikimin e tyre, kanë tentuar që të detyrojnë të dëmtuarin Dritëro Kadolli që të blej një veturë BMW për Sami Hamitin, kryetar i kuvendit komunal në Prishtinë, në mënyrë që ky i fundit, të ja kthej një parcelë nga toka e gjelbëruar në pronë banesore.

Ademi do të ulet sërish për të dëshmuar para drejtësisë, pasi që Gjykata Supreme i riktheu lëndën në rigjykim, pasi që më parë Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit e kishin shpallur fajtor duke e dënuar me nëntë muaj burgim, kurse Muharrem Ramën me një vit burgim, raporton Gazeta Sheshi.

Por, pas kërkesës Agim Ademit, kryetar i FFK-së, për shtyerje të ekzekutimit të dënimit, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe rrezikueshmërisë nga Covid-19, kërkesë kjo e cila ishte aprovuar nga Gjykata e Apelit, ndërkohë më pas Supremja e riktheu lëndën në rigjykim.

Përveç kësaj lëndë e cila do të trajtohet edhe njëherë tjetër më 24 mars, Ademi do të ketë një tjetër seancë gjyqësore, pas denoncimit të Mehmet Maxhunit, ish-doktor në Federatën e Futbollit të Kosovës, i cili e akuzon të parin e këtij institucioni për dhunë fizike ndaj tij. Ngjarja kishte ndodhur më 28 shtator të vitit 2019, ndërkohë që lënda ende nuk ka përfunduar.

Të ngjashme