Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person gjatë ditës së mërkurë në Junik, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale të ngacmimit, raporton Demokracia.com.
Sipas policisë, i njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar disa ankuese vajza.
“Junik, 04.05.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale, ka ngacmuar disa ankuese femra”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Kurse, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/