Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se puna e parë e kryeministrit Albin Kurti është që të tregoj se çfarë ka biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Berlin.
Madje, Tahiri shtoi se nuk i bën mirë Kosovës që dialogun ta mbaj jashtë Kuvendit të Kosovës dhe jashtë opozitës.
“Nuk i bën mire kësaj qeverie e as Kosovës qe dialogun me Serbinë ta mbaj jashtë parlamentit dhe jashtë opozitës. Puna e pare e Kurtit është qe te tregoj se çfarë bisedoi me Vuciqin sot ne Berlin”, shkroi ish-kryediplomatja kosovare.
LEXO EDHE: