Ka nisur në Berlin darka joformale ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçka, shkruan Demokracia.com.
“Mirëpresim mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Tëitter.
Më herët Kurti dhe Vuçiq janë takuar ndaras me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin.
Pas takimeve, të dy liderët kanë mbajtur konferenca me shefin e qeverisë gjermane. /Demokracia.com/
Welcome the opportunity for an informal dinner discussion about the Dialogue with Prime Minister Kurti and President Vucic in Berlin. Grateful to the German government for hosting. We will continue the discussion on the level of Chief negotiators on 13 May. pic.twitter.com/o9PYXkc2Wd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 4, 2022
Vuçiq falënderon Gjermaninë për dialogun me Kosovën me një foto me Kurtin