Analisti Ilir Mirena ka reaguar për darkën joformale mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut serb, Aleksandër Vuçiq.
Mirena përmes një postimi në Facebook tha se askush nuk kish besu se Kurti një ditë do të ulej në darkë me Vuçiqin.
“Kush kish besu Albin Kurti ne darke me Aleksander Vuçiqin!…Nejse, i bafte mire darka me Vuçiqin, une po e kqyri lojen njëherë”, ka shkruar Mirena.
Darka joformale në mes të kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe të ngarkuarit të BE’së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka filluar në orën 19:45.
Siç raportohet, darka po mbahet në periferi të Berlinit.
Kurti tha se pret që gjatë këtij takimi të kuptojë më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor në mes të Kosovës dhe Serbisë është ajo që është ligjërisht e obligueshme, e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke.
Sipas Kurtit në Europë janë të brengosur që Serbia nuk u rreshtua me Bashkimin Europian, NATO’n e SHBA’në duke mos i vendosur sanksione Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
“Ne në Ballkan kemi shumë dallime por na u shtua edhe një i tillë”, tha Kurti për RTK’në.
Vuçiq falënderon Gjermaninë për dialogun me Kosovën me një foto me Kurtin