Sport
Ylber Kastrati përmbylli aventurën e tij shumëvjeçare te Gjilani, “Skifterat” me falënderim të veçantë
Demokracia
21:02 | 04 Maj 2022

Share:

Futbollisti, Ylber Kastrati e ka përmbyllur aventurën e tij shumëvjeçare te SC Gjilani.

Mbrojtësi nga Anamorava i ka dhënë fund aventurës te “kuqebardhët” në derbin e sotëm kundër Dritës e cila u mbyll baras pa gola, shkruan Demokracia.com.

Kastrati u nderua nga klubi i SC Gjilanit me mirënjohje, ndërsa edhe futbollistët e dy skuadrave e nderuan atë me “gardën e nderit” në fillim të takimit.

Kastratin e kanë falënderuar edhe tifogrupi i SC Gjilanit “Skifterat”, duke kujtuar kontributin e tij në klubin e tyre të zemrës.

Postimi i plotë i Skifterave:

Falemnderit Ylber Kastrati ?

Kapiteni jonë sot përmbylli aventurën e tij  shumëvjeçare me klubin tonë të zemrës!

Kontributi i tij vetmohues do të kujtohet përherë e familja jonë është falemnderuese për gjurmët që le në futbollin e qytetit tonë!

Suksese në jetë kapiten ❤️

Me shumë dashni, Skifterat!

“Je e bukur si goli Ylber Kastratit në minutën e 97’të”./Demokracia.com/

Të ngjashme