Lajme
Qeveria publikon fotoalbum nga takimi i Kurtit me Scholz në Berlin
Demokracia
19:13 | 04 Maj 2022

Share:

Qeveria e Kosovës ka publikuar një fotoalbum nga vizita e kryeministrit Albin Kurti në Gjermani, ku është pritur për një takim nga kancelari Olaf Scholz.

Në mbishkrimin e albumit, Qeveria ka shkruar se Gjermani është vend mik dhe aleat strategjik për Kosovën.

“Dy vendet tona ndajnë vlera të përbashkëta të lirisë, të demokracisë dhe të barazisë në mundësi për të gjithë”, thuhet në përshkrim. Kurti dhe Scholz mbajtën edhe një konferencë për mediat së bashku, ku shprehën qëndrimet e tyre për politikën rajonale në Ballkan dhe nevojën e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme