Lajme
Aksidenti i rëndë rrugor në Ukrainë, të paktën 27 viktima
Demokracia
14:56 | 04 Maj 2022

Share:

Ministria e Brendshme në Ukrainë bën me dije se 27 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në zonën perëndimore të Rivne.

Në aksident u përfshinë një autobus, një kamion me karburant dhe një makinë e vogël, të cilat pas përplasjes shpërthyen në flakë.

Ngjarja u shënua në autostradën mes Kievit dhe Chop.

Në momentin e përplasjes në autobus udhëtonin 38 pasagjerë, prej të cilëve shpëtuan vetëm 12. Mësohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë përgjumja e një prej shoferëve.

Të ngjashme