Për herë të parë mercenarët e Grupit Wagner janë filmuar duke luftuar në Ukrainë ndërsa trupat ruse shkojnë shtëpi më shtëpi në betejën e përgjakshme për kontrollin e Donbasit.
Pamjet me dron nga qyteti Popansa, në lindje të Ukrainës, tregojnë një skuadër rusësh të përfshirë në luftime intensive në rrugë me mbrojtësit ukrainas – duke sulmuar një shtëpi dhe duke hedhur granata përpara se t’i detyronin ata të dorëzoheshin.
Ushtarët janë mercenarë nga grupi Wagner, sipas burimeve pro-ruse – një kontraktor ushtarak në hije me lidhje me Kremlinin, i cili mendohet të jetë përgjegjës për mizoritë në konfliktet nga Amerika e Jugut në Lindjen e Mesme.
Dhe bëhet fjalë për Boris Rozhin, i cili është i vendosur në Krime dhe poston përditësime nga Ukraina.
Video u ripublikua më pas nga Rob Lee, një analist nga departamenti i studimeve të luftës të King’s College, i cili përsëriti pretendimin e Rozhin se trupat janë nga Wagner.
Këto pamje u shfaqën pasi inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar tha sot se forcat ruse kanë intesifikuar luftën për Donbasin, rezultati i së cilës shihet si thelbësor për luftën e përgjithshme.