Gjilani e Drita do të përballen sot ndërmjet vete në njërin nga derbit më të nxehtë në futbollin e Kosovës.
Pavarësisht pozitave në tabelë, gjithmonë ballafaqimet e tyre zgjojnë kërshëri të madhe. Megjithatë, këtë herë situata është pak më ndryshe.
Ndeshja luhet pa praninë e tifozëve, kjo pasi loja zhvillohet në fushën me bari sintetik, aty ku nuk ofron kushte për tifozë, për çka Gjilani ka vendosur që ajo të luhet pa tifozë, shkruan Demokracia.com.
Një fakt tjetër që e karakterizon këtë takim është se të dyja skuadrat luajnë për vendin e dytë dhe tashmë të dyja e kanë siguruar daljen në Evropë. Gjilani është i dyti në tabelë me 58 pikë, ndërsa Drita e treta me 56 pikë.
Në pesë përballjet e fundit të këtyre dy skuadrave, Gjilani ka statistika më të mira. Ka dy fitore dhe dy barazime dhe një humbje, derisa Drita ka një fitore. Se kush do të festojë këtë herë mbetët të shihet, por e sigurt është se në fushë do të luftohet shumë.
Më poshtë shihni rezultatet e pesë ndeshjeve të fundit të këtyre dy skuadrave. /Demokracia.com