Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë Demokracia.com se ndeshja Prishtina – Gjilani ka gjasa të shtyhet ashtu edhe ndodhi.
Takimi i javës së 26-të ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit i paraparë të luhet me 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk do të zhvillohet.
LEXO EDHE : Ndeshja Prishtina – Gjilani pritet të shtyhet
Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim e FFK-së për Demokracia.com.
“Ndeshja e paraparë të luhet me 21 mars nuk do të zhvillohet me këtë datë, për arsye që fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” duhet të ruhet për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës që i luan në muajin mars. Për datën e re të kësaj ndeshjeje do të vendosë Komisioni i Garave”, ka thënë për Demokracia.com, Zyra e Informimit e FFK-së.
Të kujtojmë se Prishtina para kësaj ndeshjeje pra këtë mesjavë e luan takimin çerekfinal të Kupës me Feronikelin, kështu që kjo shtyrje mund të jetë e mirëseardhur. /Demokracia.com