Lajme
Lviv nën sulme të rënda ruse
Demokracia
21:58 | 03 Maj 2022

Share:

Kryetari i bashkisë Andrij Sadovij raportoi se sulmet në Lviv dëmtuan tre nënstacione dhe se në disa pjesë të qytetit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Shefi i administratës ushtarake rajonale në Lviv, Maksim Kozicki, gjithashtu konfirmoi se nënstacionet janë dëmtuar nga sulmet.

Fotot tregojnë tymin e zi të dendur që ngrihet mbi Lviv në drejtime të shumta.

Lviv është granatuar disa herë që nga fillimi i pushtimit, por ishte relativisht i sigurt dhe forcat ruse në qytet synonin kryesisht objektiva ushtarake dhe logjistike, shkruan BBC.

Aktualisht nuk ka më shumë informacion për sulmet e së martës mbrëma.

 

Të ngjashme