Sport
Jashari “ndez” ndeshjen kundër Llapit: Kemi pak përparësi pasi jemi vendas, të gjithë jemi të gatshëm
Demokracia
15:55 | 15 Mars 2021

Share:

Trepça ’89 – Llapi është njëra prej ndeshjeve më interesante që do të zhvillohen në mesjavë në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, të enjten, skuadra mitrovicase është nikoqire e Llapit në kuadër të fazës çerekfinale, raporton Demokracia.com.

Padyshim, kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për të dyja skuadrat, pasi e shohin kupën si “rrugë” për të dalë në garat evropiane.

Kapiteni i Trepçës ’89, Muharrem Jashari në një bisedë me Demokracia.com ka thënë se ndeshja ndaj Llapit është e vështirë, derisa është i vetëdijshëm për përparësitë që ofron terreni vendas.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse është vetëm një ndeshje”, ka thënë Jashari duke vazhduar:

“Kemi pak përparësi sepse luajmë në shtëpi, por duhet të cekim se Llapi ka një skuadër shumë të mirë. Besoj te skuadra ime dhe shpresoj se ne do ta kalojmë këtë rund”.

Për fund, Jashari konfirmoi se skuadra mitrovicase është e kompletuar për këtë përballje.

“Të gjithë jemi të gatshëm për këtë përballje”, deklaroi të hënën Muharrem Jashari.

Ndryshe, ndeshja Trepça ’89 – Llapi luhet të enjten me fillim nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme