Lajme
Gati 1.1 milionë ukrainas janë dërguar me detyrim në territorin rus
Demokracia
12:01 | 03 Maj 2022

Share:

Pothuajse 1.1 milion persona janë evakuuar nga Ukraina në territorin rus që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, thanë zyrtarët rusë të martën. Nga kjo shifër, pothuajse 200,000 janë fëmijë, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Autoritetet ruse thanë se mijëra njerëz janë evakuuar në 24 orët e fundit nga “zonat e rrezikshme”.

“Në 24 orët e fundit, 11,550 njerëz, përfshirë 1,847 fëmijë, janë evakuuar nga zonat e rrezikshme të Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë në territorin rus pa përfshirjen e autoriteteve ukrainase”, tha gjeneral-koloneli rus, Mikhail Mizintsev.

Nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar të dhënat e ministries ruse për evakuimet. Zyrtarët ukrainas kanë thënë vazhdimisht se mijëra qytetarë po deportohen me forcë në Rusi.

Pak histori: Një hetim i CNN në prill zbuloi se forcat ruse dhe ushtarët separatistë aleatë po çonin banorët e Mariupolit në një të ashtuquajtur “qendër filtrimi” të ngritur në Bezimenne, ku ata i regjistruan përpara se t’i dërgonin në Rusi — shumicën kundër vullnetit të tyre . Qeveria ukrainase dhe zyrtarët vendorë të Mariupolit thonë se dhjetëra mijëra qytetarë ukrainas janë dëbuar me forcë për në Republikën Popullore të vetëshpallur të Donetskut dhe Rusi që nga fillimi i luftës.

CNN foli me dy persona që u sollën në Bezimenne përpara se të dërgoheshin në Rusi. Ata treguan për një tendë ushtarake të madhe, ku ushtarët rusë dhe të DPR po përpunonin qindra njerëz — atyre iu morën shenjat e gishtërinjve, u fotografuan, u kontrolluan telefonat, i morën në pyetje, u rishikuan pasaportat dhe i regjistruan në bazat e të dhënave.

Të ngjashme