Lajme
Papa Françesku: Putin nuk ndalon, dua të shkoj në Moskë ta takoj
Demokracia
11:29 | 03 Maj 2022

Share:

 “Unë nuk do të shkoj në Kiev tani për tani. Dërgova kardinalin Michael Czerny dhe kardinalin Konrad Krajewski, të cilët shkuan atje për herë të katërt. Por ndjej se nuk duhet të shkoj. Së pari duhet të shkoj në Moskë të takoj Putinin. Por edhe unë jam prift, çfarë mund të bëj? Unë bëj atë që mundem. Nëse Putini do të më priste…”.

Kështu u shpreh Papa Françesku në një intervistë, duke bërë një bilanc të përpjekjeve të Vatikanit për të ndalur konfliktin në Ukrainë.

“Ditën e parë të luftës, telefonova presidentin ukrainas Zelensky, por Putinin nuk e telefonova. E kisha dëgjuar në dhjetor për ditëlindjen time, por këtë herë herë jo, nuk kam telefonuar. Doja të bëja një gjest të qartë që ta shihte e gjithë bota dhe prandaj shkova te ambasadori rus. I kërkova të shpjegonte, i thashë: ‘Ju lutem ndaloni'”.

“Pastaj, – vazhdoi Ati i Shenjtë, – i kërkova kardinalit Parolin, pas njëzet ditë lufte, t’i dërgonte Putinit mesazhin se isha i gatshëm të shkoja në Moskë. Natyrisht, ishte e nevojshme që lideri i Kremlinit të jepte disa sinjale. Ne ende nuk kemi morëm një përgjigje dhe ne vazhdojmë të këmbëngulim, edhe pse kam frikë se Putini nuk mund dhe nuk do ta bëjë këtë takim tani. Por si nuk mund të ndalohet kaq shumë brutalitet? Njëzet e pesë vjet më parë ne përjetuam të njëjtën gjë me Ruandën”.

Papa Françesku nuk e di se çfarë e shkaktoi përshkallëzimin ushtarak: me siguri, shpjegon ai, “afrimi i NATO-s në derën e Rusisë” e bëri kreun e Kremlinit të nisë konfliktin.

“Një zemërim që nuk e di nëse është provokuar, por ndoshta është lehtësuar”. Pastaj, Papa bën një reflektim mbi garën e armëve në Ukrainë: “Nuk mund t’i përgjigjem, jam shumë larg, pyetjes nëse është e drejtë të furnizohen ukrainasit, – vëren ai. – E qartë është se rusët tani e dinë që ato armë nuk duhen përdorur dhe po mendojnë për gjëra të tjera. Luftërat bëhen për këtë: për të testuar armët që kemi prodhuar”.

Papa ka zbuluar edhe bisedën me kryeministrin hungarez Victor Orban. Ati i Shenjtë u shpreh se Orban i ka thënë atij kur u takuan në fund të prillit se presidenti rus Vladimir Putin planifikon t’i japë fund pushtimit të Ukrainës më 9 maj, Ditën e Fitores së Rusisë.

“Orban, kur e takova, më tha se rusët kanë një plan, se gjithçka do të përfundojë më 9 maj”, tha Papa Françesku.

“Kjo do të shpjegonte gjithashtu shpejtësinë e përshkallëzimit të këtyre ditëve. Sepse tani nuk është vetëm Donbasi, është Krimea, është Odesa, po i heq portin e Detit të Zi nga Ukraina, është gjithçka. Nuk ka vullnet të mjaftueshëm për paqe”, tha Papa, “Unë jam pesimist, por duhet të bëjmë çdo gjest të mundshëm për të ndaluar luftën”, shtoi më tej Ati i Shenjtë. /Gazeta Si

Të ngjashme