Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka vizituar familjen e ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e festës së Fitër Bajramit e ka njoftuar se ka vizituar familjen e ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Këtë e kë bërë të ditur vetë Hoxhaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan Demokracia.com.
Hoxhaj sot për nder të festës së Bajramit, ka vizituar edhe prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Postimi i plotë i Hoxhajt, pa ndërhyrje:
Për vizitë tek Ismet Veseli dhe familja e Kryetarit Veseli, me rastin e festës së Bajramit. Një familje e fortë që inspiroi dhe nxori Kadriun si atdhetar të madh. Edhe për këtë festë, Kadri Veseli nuk është pranë familjes dhe atdheut, por si shumëherë, ai do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë me padrejtësinë dhe do të kthehet në Kosovë, si njeriu që e do dhe mbron vendin e tij!. /Demokracia.com/
LEXO EDHE:
Hoxhaj për Bajram në familjen e Thaçit: Presidenti do të kthehet më i fortë