Sport
E çuditshme: Përveç Di Marias, hajdutët thyen edhe shtëpinë e bashkëlojtarit të tij
Demokracia
14:01 | 15 Mars 2021

Share:

Franca dhe Parisi janë tronditur nga skandalet e djeshme.

Pas lajmit se Angel Di Maria u largua nga ndeshja PSG – Nantes pasi shtëpia e tij u thye, tashmë dihet se ai nuk ishte objektivi i vetëm i këtij sulmi, shkruan Demokracia.com.

Bëhet fjalë për bashkëlojtarin e Di Marias, Marquinhos.

Shtëpia e prindërve të futbollistit brazilian u thye gjithashtu nga hajdutët.

Mediat franceze raportojnë se ky sulm poashtu ndodhi në ndeshjen PSG – Nantes.

Braziliani qëndroi në fushë deri në fund të ndeshjes, derisa nuk dihet nëse PSG-ja ishte e informuar për këtë rast.

Prindërit e Maruquinhos raportohet se janë mirë. /Demokracia.com

Të ngjashme