Sport
Pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes, vdes futbollisti në moshën 29-vjeçare
Demokracia
11:51 | 02 Maj 2022

Share:

Një futbollist 29-vjeçar ka vdekur në një stadium në Lamia, pasi ka pësuar infarkt në zemër.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në stadiumin e Neos Krikellos, ku Iraklis Roditsas po luante kundër Divrit.

Sipas mediave greke i riu luajti në pjesën e dytë dhe rreth një çerek para përfundimit të ndeshjes u ndje keq dhe u largua i vetëm në dhomën e zhveshjes ku u rrëzua, transmeton Demokracia.com.

Mjeku i ndeshjes dhe një infermier që ndodhej në stadium për të ofruar ndihmën e parë kanë nxituar për ta shpëtuar por futbollisti nuk iu përgjigj përpjekjeve për rikuperim.

Më pas ai u transportua me autoambulancë në urgjencën e spitalit të Lamisë, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Të gjithë bashkëlojtarët e tij dhe lojtarët e skuadrës së Iraklis Roditsas janë të trishtuar nga humbja e futbollistit 29-vjeçar, i cili në fakt pas pak muajsh do të bëhej baba, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025