Xherdan Shaqiri është rrëfyer gjerë e gjatë për mediumin prestigjioz “Sky Sports”.
Në mes të tjerash, sulmuesi nga Kosova u pyet nëse është futbollisti më i mirë majtak te Liverpooli, shkruan Demokracia.com.
I pyetur nga “Sky Sports” nëse e majta e tij është më e mirë se e bashkëlojtarit të tij, Mohamed Salah, Shaqiri u përgjigj:
“E majta ime nuk është e keqe, të bëhem i sinqertë”.
“Këtë e kam dëshmuar edhe në stërvitje, nga goditjet e lira apo nga korneri, ne kemi shumë majtakë të mirë, andaj nuk dua të them se jam më i miri”, shtoi Shaqiri. /Demokracia.com