Kombëtarja e Gjermanisë U21 ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit mars.
Këtë muaj, “panzerët” e rinjë do të luajnë në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2021”, shkruan Demokracia.com.
I ftuar nga Gjermania U21 është edhe futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha.
Kurse, kësaj radhe, Gjermania U21 nuk i ka ftuar dy futbollistët shqiptarë, Meritan Shabani dhe Leon Dajaku.
Ndryshe, Berisha është në kontakte edhe me FFK-në për ardhjen te Kosova, por që futbollisti ende nuk ka marrë vendim përfundimtar. /Demokracia.com