Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Sot ishte edhe dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj ky si njëri ndër 5 shtyllat kryesore të islamit.
Më përfundimin e muajit të Ramazanit, myslimanët festojnë Fitër Bajramin, e për këtë festë, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar të gjithë besimtarët.
“Urime Fitër Bajramin të gjithë atyre që festojnë! Ju uroj gëzim, paqe dhe begati”, ka shkruar ambasadori Abbott në urimin e tij.
Theksojmë se Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se namazi i Fitër Bajramit nesër do të falet në ora 06:09. /Demokraci.com/