Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 33-të.
Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës, ku suharekasve u nevojitet vetëm një pikë për të siguruar matematikisht titullin e parë në histori të klubit, shkruan Demokracia.com
Takim tjetër i rëndësisë së madhe do të zhvillohet në Anamoravë, me Gjilanin dhe Dritës që ndeshen në derbin më të madh të futbollit në Kosovë.
Në takimet tjera, Dukagjini luan para shikuesve të vet me Ulpianën, Prishtina mirëpret Feronikelin e Llapi viziton Skenderajn.
Çiftet e plota:
E mërkurë:
Gjilani – Drita
Dukagjini – Ulpiana
Prishtina – Feronikeli
E enjte:
Ballkani – Malisheva
Drenica – Llapi./Demokracia.com/