Lajme
Si lindi piloti legjendar i Ukrainës ‘Fantazma e Kievit’?
Demokracia
16:13 | 01 Maj 2022

Share:

Pilotët luftarakë të Ukrainës janë më të shumtë në numër se rusët dhe janë bërë legjendarë – pjesërisht falë historisë së një eksperti fluturues të supozuar të quajtur “Fantazma e Kievit”.

Thuhet se ky hero ka rrëzuar deri në 40 avionë armik – një arritje e pabesueshme në një arenë ku Rusia kontrollon qiejt, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Por tani Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës ka paralajmëruar në Facebook se “Fantazma e Kievit është një superhero-legjendë, personazhi i të cilit është krijuar nga ukrainasit!”.

“Ne i kërkojmë komunitetit ukrainas të mos neglizhojë rregullat bazë të higjienës së informacionit”, thuhet në mesazh, ku iu kërkohet njerëzve që “të kontrollojnë burimet e informacionit, përpara se t’i përhapin ato”.

Raportet e mëparshme kishin emëruar pilotin si major Stepan Tarabalka, 29 vjeç. Autoritetet konfirmuan se ai u vra në luftime më 13 mars dhe u nderua me një medalje si “Hero i Ukrainës” pas vdekjes, transmeton Klankosova.tv.

Tani, forcat ajrore theksojnë se “Tarabalka nuk është ‘Fantazma e Kievit’ dhe ai nuk goditi 40 avionë”.

“Fantazma e Kievit” përshkruhet si “një imazh kolektiv i pilotëve të brigadës së 40-të të aviacionit taktik të Forcave Ajrore, të cilët mbrojnë qiellin mbi kryeqytetin”, në vend të rekordit luftarak të një njeriu të vetëm.

Për javë të tëra, ukrainasit nuk kishin një emër për “Fantazmën e Kievit” – por kjo nuk e ndaloi historinë të bëhej virale në mediat sociale.

Ai u përdor si një markë marketingu nga një prodhues i avionëve model ukrainas, ndërsa ukrainasja Iryna Kostyrenko tregoi një simbol ushtarak të frymëzuar nga legjenda.

Ndërkaq, ministria e mbrojtjes atje postoi një video që lavdëronte heroizmin e Tarabalkas.

Të ngjashme