Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe Kosovës këtë muaj.
Tinejxheri i Barcelonës, Pedri e ka marrë ftesën e parë, derisa në listë është edhe 20-vjeçari i Eibarit, Bryan Gil, shkruan Demokracia.com.
Portieri i Brightonit, Robert Sanchez dhe mbrojtësi Pedro Porro janë gjithashtu në këtë listë.
Në këtë listë janë ftuar edhe Sergio Ramos, Rodri, Marcos Llorente dhe Gerard Moreno.
Lista e plotë e Spanjës:
Portierët: De Gea, Robert Sánchez, Unai Simón
Mbrojtësit: Pedro Porro, Eric García, Sergio Ramos, Diego Llorente, Iñigo Martínez, Jordi Alba, Gayá
Mesfushorët: Busquets, Rodri, Thiago, Pedri, Marcos Llorente, Canales, Koke, Fabián
Sulmuesit: Gerard Moreno, Ferran Torres, Oyarzabal, Morata, Bryan Gil, Dani Olmo. /Demokracia.com