Kryendeshja e javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet sot në Podujevë.
Llapi dhe Ballkani do të ndeshen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në një ndeshje ku mund të shpallet edhe skuadra kampione për këtë edicion, shkruan Demokracia.com.
Ballkanin e ndan një pikë larg titullit të parë në histori të klubit në sfidën me Llapin.
Këta të fundit duan ta shtyjnë festën e “Portokallezinjve” dhe të marrin tri pikë për ta vazhduar garën për vendin e dytë në renditjen tabelore.
Derbi fillon nga ora 15:00, ndërkohë dy trajnerët tanimë kanë vendosur për 11-shet që do ta nisin takimin.
FORMACIONET ZYRTARE:
LLAPI: Avdyli, Idrizi, Prençi, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Shabani, Rivera, Neto.
BALLKANI: Frashëri, Kuç, Thaqi, Potoku, Hoxha, Astrit Thaqi, Dellova, Baftiu, Gripshi, Korenica, Krasniqi./Demokracia.com/