Sport
Detaje të reja nga vjedhja në familjen e Di Marias: Argjentinasi bashkohet prapë me gruan dhe fëmijët e tij
Demokracia
11:51 | 15 Mars 2021

Share:

Mbrëmja e 14 marsit do të jetë gjatë në kujtesën e futbollistit të Paris Saint-Germainit, Angel di Maria.

Sulmuesi argjentinas luajti titullar në ndeshjen e djeshme mes Paris Saint-Germainit dhe Nantesit, shkruan Demokracia.com.

Por, në minutën e 62-të të ndeshjes, Di Maria u zëvendësua me kërkesë të drejtorit sportiv, Leonardi, i cili ia bëri një kërkesë të tillë trajnerit Mauricio Pochettino.

Policia franceze kishte lajmëruar Leonardon se në shtëpinë e Di Marias ishin futur hajdutët derisa po luhej ndeshja PSG – Nantes.

Hajdutët ishin të armatosur mirë dhe kanë vjedhur gjëra të çmuara, gjithashtu edhe kidnapuar gruan dhe dy vajzat e Di Marias.

Mediat franceze raportojnë tani se Di Maria është bashkuar me familjen e tij, derisa është publikuar edhe një fotografi nga ky moment.

Gruaja dhe dy vajzat e argjentinasit ishin të shokuar me këtë ngjarje. /Demokracia.com

Të ngjashme