Gjithsej katër futbollistë shqiptarë do të jenë pjesë e listës së Zvicrës U21 për ndeshjet e muajit mars.
“Helvetikët” e rinjë do t’i luajnë disa ndeshje të rëndësishme këtë muaj në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian U21, shkruan Demokracia.com.
Në këtë listë do të jenë edhe katër futbollistë shqiptarë.
Toni Domgjoni, Bastien Toma, Andi Zeqiri dhe Kastriot Imeri janë futbollistët që janë në dispozicion të Zvicrës U21.
Ndryshe, Toma, Zeqiri dhe Domgjoni ishin përfolur që t’i bashkohen Kosovës për ndeshjet e muajit mars.
Por, duket se treshja shqiptare ende nuk kanë vendosur për një gjë të tillë përfundimisht. /Demokracia.com