Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka uruar 1 Majin ditën e punëtorëve, duke publikuar një fotografi me një punëtor.
Pacolli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nuk ka gëzim më të madh për të, se, siç tha ai, kur krijon vende pune, përcjell Demokraica.com.
“Urime 1 Maji, dita e punëtorëve! Uroj për të gjithë punëtorët që me punën e juaj të arrini suksese, respekt dhe të shpërbleheni për mundin”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Urime 1 Maji, dita e punëtorëve! Uroj për të gjithë punëtorët që me punën e juaj të arrini suksese, respekt dhe të shpërbleheni për mundin. Për mua nuk ka gëzim më të madh se kur krijoj vende pune dhe përmirësoj jetën e përditshme të kolegëve të mi./Demokracia.com/