Cristiano Ronaldo ka arritur në kuotën e 770 golave në ndeshjet zyrtare me tre golat e shënuar dje kundër Cagliarit.
Kështu, ai theu rekordin e brazilianit të famshëm, Pele, shkruan Demokracia.com.
Egzistojnë të dhëna të ndryshme për numrin e golave të shënuar nga Pele.
Përmendet numri 1283 gola, që përfshinë edhe ndeshjet miqësore, por rekordi i tij është zyrtarisht 767 gola, të cilin “CR7” e theu mbrëmë.
Menjëherë pasi e kaloi atë numër, portugezi doli në rrjetet sociale dhe filloi prezantimin e tij duke shprehur admirimin e tij për Pelen.
“Në javët e fundit, kemi qenë të mbingarkuar me statistika në lidhje me thyerjen e rekordit të Peles me 767 gola. Është koha të shpjegoj se pse nuk e pranova atë rekord. Admirimi im është i pamasë ndaj Peles. Bota e futbollit ka ndyshuar”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.
“Sot arrita golin e 770-të zyrtar në karrierën time. Nuk ka asnjë futbollist në botë që nuk u rrit duke dëgjuar historinë e Peles. Nuk bëj përjashtim as unë. Nuk mund të ëndërroja ta kaloja rekordin e tij”, shkruan më tej portugezi.
Pas kësaj, nuk vonoi as përgjigjja e Peles pasi braziliani tha se gjëja që “pendohet” më së shumti është që nuk mund të jetë pranë Ronaldos për ta përqafuar atë. /Demokracia.com