Sport
Driton Kuka shpallet trajneri më i mirë evropian për vajza
Demokracia
17:36 | 30 Prill 2022

Share:

Driton Kuka është shpallur trajneri më i mirë evropian i vajzave në vitin 2021.

Sot përveç medaljeve të garueseve kosovare gjatë Evropianit u shpallën më të mirët e Evropes për vitin 2021.

Aty, Driton Kuka fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në konkurrencën e vajzave.

“Kënaqësi e veçantë! Në Ceremoni prezent edhe Ministri Çeku, Ambasadori Pllana, Kryetari i FXHK Agroni si dhe Kampionja jonë Majlinda! Si trener është arritja e vetme që se kam pasur në vitrinën e trenerit! Mirënjohës ekipit tim, që funksionon si familje e madhe! Mirënjohës Kampioneve Olimpike por edhe tjerëve …Jam krenar me të arriturat e nxënësve të mi për jetë”, shkroi ndër tjera Kuka në Facebook.

Të ngjashme