Sport
Mosha e kapitenëve në Superligën e Kosovës: Muharrem Jashari më i riu, Visar Berisha dhe Labinot Ibrahimi më të vjetërit
Demokracia
09:31 | 15 Mars 2021

Share:

Shiriti i kapitenit në klubet e futbollit zakonisht i takon një futbollisti ideal që ka për qëllim drejtimin e skuadrës në fushën e gjelbër, raporton Demokracia.com.

Zakonisht, kapitenët e skuadrave të futbollit janë më të vjetër se bashkëlojtarët e tyre, por ka edhe prej tyre që janë të rinjë, por që kanë pranuar ta marrin përgjegjësinë.

Në elitën e futbollit kosovar, kapiteni më i ri i një skuadre është Muharrem Jashari.

Jashari është kapiten me plotë meritë te Trepça ’89 falë lidershipit të treguar në fushën e lojës.

Edhe Prishtina e ka një kapiten të ri siç është Lorik Boshnjaku, i cili është njëri prej më të mirëve në fushë te skuadra e Zekirija Ramadanit.

Ndërkaq, kapitenët më të vjetër në Superligën e Kosovës janë Labinot Ibrahimi tek Arbëria dhe Visar Berisha te Ballkani, të cilët janë të dy nga 34 vjeç.

Mosha e kapitenëve të dhjetë skuadrave të Superligës së Kosovës:

Drita – Ardian Limani (27-vjeçar)
Ballkani – Visar Berisha (34-vjeçar)
Prishtina – Lorik Boshnjaku (25-vjeçar)
Gjilani – Ylber Kastrati (33-vjeçar)
Feronikeli – Lapidar Lladrovci (30-vjeçar)
Llapi – Mentor Zhdrella (30-vjeçar)
Drenica – Azem Bejta (30-vjeçar)
Arbëria – Labinot Ibrahimi (34-vjeçar)
Trepça ’89 – Muharrem Jashari (23-vjeçar)
Besa e Pejës – Donart Sheqerolli (26-vjeçar). /Demokracia.com

Të ngjashme