Një tornado është parë pranë Andover, Kansas, duke përshkuar zona të banuara.
Pamjet tregojnë lëvizjet rrotulluese të tornados nëpër pjesë të qytetit, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com
Shërbimi Kombëtar i Motit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (NWS) lëshoi paralajmërime për motin në Kansas.
Shërbimi emergjent ka njoftuar se si pasojë e tornados shumë shtëpi janë shkatërruar dhe dëmet janë të mëdha.
Nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar./Demokracia.com/