Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos.
Xhudistja kosovare në çerekfinale e eliminoi garuesen çeke, Renata Zachovas, shkruan Demokracia.com.
Kujtojmë se Akil Gjakova është eliminuar nga ky Evropian ditën e sotme (e shtunë) në raundin e dytë.
Të premten (dje), Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ndryshe, Kampionati Evropian i xhudos po mbahet në Sofje të Bullgarisë./Demokracia.com/